Pas shfaqjeve me Putinin, aktori i Hollywood del përkrah Vuçiç në paradën e ushtrisë së Serbisë

Pas shfaqjeve me Putinin, aktori i Hollywood del përkrah Vuçiç në paradën e ushtrisë së Serbisë

Një paradë ushtarake e titulluar "Fuqia e Unitetit 2025" u mbajt këtë të shtunë në Beograd, duke shënuar Ditën e Unitetit, Lirisë dhe Flamurit Kombëtar Serb. Paradë zuri vend në zonën pranë Pallatit "Serbia" në Beogradin e Ri dhe u ndoq nga afër prej Presidentit Aleksandër Vuçiç dhe kryetares së Kuvendit, Ana Brnabiç. Në paradë morën pjesë 10,000 trupa të Forcave të Armatosura serbe dhe përveç shfaqjes së aftësive të tyre, pjesëtarët e ushtrisë shpalosën edhe flamurin më të gjatë serb, 300 metra të gjatë. Përveç paradës së njësive dhe shfaqjes së armëve, publiku u prit edhe nga një program tërheqës i Forcave Ajrore dhe Mbrojtjes Kundërajrore, si dhe Flotës Lumore, me rreth 60 avionë të ndryshëm që fluturuan mbi Beograd. Ajo çka ra në...