Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Dokumentimi i mozaikëve të banesës romake D “Vila e Athinasë” në Apoloni, studim dhe konservim i tyre
Nga Julia Vrapi Dokumentimi dhe konservimi i disa mozaikëve të banesës romake D “Vila e Athinasë” në parkun arkeologjik në Apoloni do të vijojë përgjatë këtij viti. Projekti i përbashkët “Inventari i Trashëgimisë në Shqipëri, Inventari i mozaikëve në Shqipëri” solli edhe takimin mes specialistëve shqiptarë dhe atyre francezë. Në ambientet e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore u zhvillua një takim pune ndërmjet përfaqësuesve të këtij instituti dhe Qendrës Kombëtare për Studime Shkencore – Universiteti i Sorbonës-Paris IV, znj. Anne Cave dhe znj. Marie-Patricia Raynaud. Sipas IKTK-së ky takim u zhvillua në kuadër të vijimit të projektit të përbashkët “Inventari i Trashëgimisë në Shqipëri, Inventari i mozaikëve në Shqipëri”, ku qëllimi final i tij është publikimi në disa volume i “Korpusit të Mozaikëve të Shqipërisë”....