“Diktatura nuk rrëzohet me fjalë”/ Paloka: Greva e urisë mund të shërbejë për të sensibilizuar ndërkombëtarët…

“Diktatura nuk rrëzohet me fjalë”/ Paloka: Greva e urisë mund të shërbejë për të sensibilizuar ndërkombëtarët…

Kryetari i Këshillit Kombëtar i Partisë Demokratike, Edi Paloka,  komentoi zhvillimet e fundit politike në vend dhe qëndrimin e opozitës, në një intervistë për emisionin “Kjo Javë” në News24.  I pyetur nëse mbështet aksione ekstreme opozitare, si greva e urisë, Paloka është shprehur se edhe pse në të kaluarën ka qenë kundër, në këtë situatë nuk e përjashton një veprim të tillë, duke e konsideruar si një mjet për të tërhequr vëmendjen e ndërkombëtarëve.  “Diktatura nuk rrëzohet as me fjalë e as me farsa zgjedhore. Është e kotë që të vazhdojmë të hyjmë në këtë lojë. Situata është tepër e vështirë”, u shpreh Paloka.  Ai shtoi se greva e urisë nuk duhet parë si zgjidhje për përmbysjen e regjimit, por si një formë simbolike reagimi, që mund të shërbejë...