Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Yuri Kim, ish-ambasadorja e SHBA në Tiranë përmbyll karrierën e saj diplomatike
Ish-ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë në vitet 2019-2023 i ka dhënë fund karrierës së saj diplomatike. Ajo e ka njoftuar vendimin përmes një ceremonie për daljen e saj në pension nga shërbimi i jashtëm i SHBA-së. Në ceremoni kanë marrë pjesë të afërm të saj, kolegë dhe ish-ambasadori i SHBA-ve në Tiranë, Aleksandër Arvizu, Ambasadori i Shqipërisë në Uashington, Ervin Bushati dhe gazetarja Ilva Tare. Yuri Kim detyrën e saj të fundit e pati si zëvendësndihmëse sekretare kryesore e shtetit për Evropën dhe Çështjet Euroaziatike në Departamentin Amerikan të Shtetit. Sakaq, gjatë misionit të saj diplomatik në Shqipëri, Yuri Kim mbështeti rritjen e investimeve amerikane në Shqipëri, por edhe shtyu përpara reformën në drejtësi. Kim lindi në Korenë e Jugut dhe u rrit në ishullin e Paqësorit, Guam. Ajo u diplomua në vitin 1993 nga Universiteti i Pensilvanisë dhe më pas...