Lirimi i hapësirave publike, Rama: I erdhi fundi edhe varrezave të ‘provave’ që na nxinë jetën

Lirimi i hapësirave publike, Rama: I erdhi fundi edhe varrezave të ‘provave’ që na nxinë jetën

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjete sociale një tjetër video nga aksioni për lirimin e hapësirave publike. Këtë herë në fokus të këtij aksioni kanë qenë varrezat e makinave. Rama tha se hapësirat ku ndodheshin makinat e vjetra, do t’i kthehen komunitetit, ndërsa automjetet ende të përdorshme do t’i kalojnë institucioneve shtetërore. “Më në fund, falë angazhimit të Agjencisë së Aseteve të Sekuestruara, i erdhi fundi edhe varrezave të “provave” që na nxinë jetën dhe nuk kishte zot që i shkulte nga kthetrat e burokracisë, duke grumbulluar për 30 e kusur vite në çdo bashki qendër qarku të Shqipërisë sasira të frikshme teneqerash e ndryshqesh; vatra ndotjeje të madhe që do t’ia lenë vendin gjelbërimit a projekteve të dobishme për komunitetin, ndërkohë që automjetet...