Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Baseni i Fierzës drejt pikës së ‘vdekjes’ nga thatësira, për një javë KESH bleu 72.236 MWh energji elektrike
Hidrocentrali i Fierzës po punon vetëm me 1 turbinë nga 4 që ka në dispozicion. Vendimi lidhet me ruajtjen e rezervës hidrike në kaskadën e Drinit, pasi niveli i ujit në liqenin më të madh artificial të vendit po i afrohet “pikës së vdekjes”, e cila llogaritet në 242 metra mbi nivelin e detit. Prurjet nga dy degët kryesore, Drini i Bardhë dhe Drini i Zi janë minimale, jo më shumë se 30 m3 ujë në sekondë. Ndërkohë, niveli i ujit në basenin e Fierzës ka zbritur në kuotën 264.93 metra, nga 296.5 metra që është kuota maksimale, duke reflektuar një situatë të vështirë hidrike. Temperaturat e larta dhe mungesa e reshjeve kanë ulur ndjeshëm prodhimin vendas të energjisë. Liqeni po tërhiqet përditë rreth digës,...