Punimet e Kongresit të 13-të të Studimeve të Europës Juglindore u zhvilluan me orientim nga disiplinathistoriografike, studimet e krahasuara në shkenca humane, antikiteti e mesjeta e vonë, gjurmimet filologjike e tekstore, zhvillimet historiko-shoqërore në bashkëkohësi etj. Kongresi që u zhvillua në datat 15-19 shtator në Akademinë e Shkencave të Maqedonisë së Veriut në Shkup mblodhi akademikë dhe studiues.
Sipas ASH, punimet shkencore të paraqitura nga profesorët dhe studiuesit shqiptarë në Kongresin e 13-të të “Association Internationale d’Études du Sud-Est Européen” në Shkup, theksuan rëndësinë e qasjeve tematike, ndërdisiplinore të kontekstit shqiptar në një veprimtari ndërkombëtare prestigjioze të përqendruara në zhvillimet e vendeve të rajonit të Ballkanit dhe më gjerë. ASH-së shprehet se në ditën e parë të kongresit, akademik Pëllumb Xhufi (Seksioni i Shkencave Shoqërore dhe Albanologjike, ASH) paraqiti punimin me titull “Voskopoja and the Economic Motif of Its Flourishing and Decline”; prof. as. dr. Aristotel Spiro (Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, ASHSH), drejtues i sesionit shkencor për shkëmbimet kulturore nga antikiteti, mesjeta deri në kohët e sotme, referoi punimin me titull “The philological sorroës of dead Constantine’s sister on her journey through three languages”, dr. Olimbi Velaj (Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës) paraqiti punimin me titull “The role of intellectuals in the collection of folklore in the Balkans in the 19th century, the first collections of Slavs and Albanians”. Në ditën e dytë të kongresit, në sesionin shkencor kushtuar çështjeve identitare në Europën Juglindore në një vështrim retrospektiv historik, prof. dr. Paskal Milo ( ASH) paraqiti punimin me titull “Post-Conflict Agreements in the Western Balkans After the Fall of Communism: A Comparative Approach”; prof. dr. Ksenofon Krisafi (Universiteti Mesdhetar i Tiranës) paraqiti punimin “The Albanian League of Prizren: The Foundation of the Modern Albanian State”. Në sesionin shkencor kushtuar çështjeve të interferencave gjuhësore e kulturore në Europën Juglindore paraqitën punimet dhe prof. as. dr. Evalda Paci dhe Dr. Valbona Sinanaj (Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, ASH.
Në ditën e tretë të kongresit, në sesionin shkencor për komunikimin dhe shkëmbimet përmes burimeve muzeale, arkivave, fotografisë, kinematografisë, shtypshkrimit në Europën Juglindore prezantoi punimin tij prof. dr. Tomorr Plangarica (Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, ASHSH. Kongresi i AIESEE-së organizohet nga Shoqata Ndërkombëtare e Studimeve për Europën Juglindore (Association Internationale d’Études du Sud-Est Européen – AIESEE), e themeluar në vitin 1964 me propozim e nismë të UNESCO-s.
Kongresi i AIESEE-së në Shkup, shkëmbim i dijeve dhe njohurive shkencore mbi Europën Juglindore
