Jeni gati për nesër? Bëhuni dëshmitarë të spektaklit qiellor të radhës

Pas hënës së kuqe, qielli do të ofrojë një tjetër fenomen astronomik. Të dielën do të mund të shihet eklipsi i pjesshëm të Diellit, i cili do të arrijë deri në 78% mbulim të diskut dhe do të jetë i dukshëm vetëm nga jugu i Zelandës së Re dhe disa zona të Antarktidës.
Sipas instituteve astronomike, fenomeni do të nisë në orën 19:29 dhe do të kulmojë në 21:41, ndërsa do të përfundojë rreth orës 23:53.
Në nivel global, magnituda maksimale e eklipsit pritet të arrijë në 0,855, që përkthehet në afro 80% errësim të Diellit. Në qytetin e Auckland në Zelandën e Re, eklipsi do të shfaqet në mëngjesin e 22 shtatorit, nga ora 06:10 deri në 08:04 sipas orës lokale.
Edhe pse nuk do të jetë i dukshëm nga Evropa dhe Shqipëria, fenomeni pritet të ketë vëmendje të veccantë nga qendrat kërkimore dhe platforma shkencore ndërkombëtare, duke u ofruar shikuesve një përjetim virtual të tij.
Pas këtij eventi, kalendari astronomik parashikon një eklips unazor më 17 shkurt 2026, i dukshëm nga Amerika e Jugut, Afrika e Jugut dhe Antarktida. Por ngjarja më e madhe do të jetë eklipsi total i Diellit më 12 gusht 2026, cilësuar si një nga fenomenet më të rëndësishme të dekadës.
Në 7 shtator u shfaq hena e kuqe, ku toka eklipsoi terezisht rrezen e diellit duke sjelle edhe në shqipëri pamje të rralla të qiellit