Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
Teodor Keko: Dikush do thinjet nga dashuria
Poezi nga Teodor Keko Gjuetari ngurosej tek shihte një fazansi karafil të madh në degë.Lepuj, dhelpra i vareshin në gjerdan,po bukuria e mpinte dhe s’shtinte asnjëherë.Muzg ishte kur më the: “Dua një fazan!”Unë nuk guxoja të belbëzoja: “Të dua!”S’ish çudi të vrisja edhe një luan,vetëm ta kuptoje ç’më mundonte mua.I thashë gjuetarit. Dhe ai u thinj.Asnjë fjalë. S’premtoi. I kërrusur shkoi.Në një pritë u ngrys, në një pritë u gdhi.Dhe fazani erdhi. Erdhi. Ai shtiu.Merre këtë fazan, dashuria ime!Unë të dua! Për dashurinë sakrifikohet, Ja, kaq!Vetëm dikush u thinj, dashuria shkakton dhe dhimbje,Por të lutem, sërish plagë mos hap! ObserverKult Teodor Keko ———————————————————————————– Lexo edhe: TEODOR KEKO: TI, MUND TË MË DUASH- POR NGA UNË MOS PRIT ASGJË… Ti, mund të më duash sa të...