Në mjetet që drejtonin u gjetën mallra kontrabandë, arrestohen dy shoferët në Kapshticë

Në mjetet që drejtonin u gjetën mallra kontrabandë, arrestohen dy shoferët në Kapshticë

Një shofer autobusi dhe një drejtues automjeti, janë arrestuar nga policia në pikën kufitare të Kapshticës. Policia bën me dije se gjatë kontrollit, efektivët gjetën ne bagazhin e automjetit dhe autobusit, veshje të ndryshme, produkte ushqimore dhe konfeksione, të dyshuara si të kontrabanduara nga Greqia.Dy shoferët do të akuzohen për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera”. Në vijim të kontrolleve sistematike dhe atyre të bazuara në informacionet policore, shërbimet e Policisë Kufitare, në PKK Kapshticë, në hyrje të RSh-së, kaluan për kontroll në vijën e dytë: 1- autobusin me drejtues shtetasin O. H., 48 vjeç, banues në Korçë; 2- automjetin me drejtues shtetasin A. P., 54 vjeç, banues në Elbasan. Nga kontrolli, në bagazhin e autobusit dhe të automjetit që këta shtetas drejtonin, u...