“Kisha frikë se do linim nam”/ Rama: Krenar që administrata jonë mori duartrokitje për negociatat me BE

“Kisha frikë se do linim nam”/ Rama: Krenar që administrata jonë mori duartrokitje për negociatat me BE

Kryeministri Edi Rama vlerësoi administratën publike të Shqipërisë, në fjalën e tij gjatë prezantimit të ministrit të ri të Drejtësisë. Kreu i qeverisë theksoi se puna e administratës doli në pah gjatë procesit të hapjes së negociatave me Bashkimin Europian dhe kjo punë mori duartrokitje e vlerësime. Rama pranoi se nuk ishte i sigurt nëse fluksi i punës do të përballohej nga administrata shqiptare pas hapjes së negociatave. “Negociatat për anëtarësimin neve na kanë vënë para syve një realitet që nuk e njihnim siç duhej. Realitetin e një fuqie profesionale të konsiderueshme në administratën tonë publike. Sepse ballafaqimi ynë me Brukselin nuk të lë të fshihesh dhe as të mundëson që të bësh makiazh. Di apo s’di! E bën apo s’e bën! Afro 1000 vajza...