Rama u përgjigjet kritikëve për Diellën: Ministrat “jo njeri” do jenë normalitet

Rama u përgjigjet kritikëve për Diellën: Ministrat “jo njeri” do jenë normalitet

Në prezantimin e ministrit të ri të Drejtësisë, Besfort Lamallari, kryeministri Edi Rama i është përgjigjur opozitës dhe kritikëve për ministren virtuale Diella të prokurimeve publike, e cila do të funksionojë nëprmjetë Inteligjencës Artificiale. Rama tha se ata që e kanë vetë në mendje skema për vjedhje, flasin se si dot vjedh Diella. Po ashtu, kreu i qeverisë tha se ministrat jo njeri në kabinete së shpejti do të jetë një normalitet. “Ç’është ky mëkat, ç’është kjo çmenduri, ministër shteti jo njeri. Unë mendoj se në një kohë shumë më të shkurtër se sa mund të imagjinojmë, ministrat jo njeri nëpër qeveri do të jenë një normalitet. Do të vijë shumë shpejt, ne mund ta bëjmë dhe mund të jemi të shpejtë dhe kurajozë në...