Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Terror në Durrës/ Arrestohet 42-vjeçari që rrëmbente varëset e floririt nga qafa
Një 42-vjeçar nga Durrësi është arrestuar pas denoncimeve të shumta të qytetarëve se rrëmbente me dhunë varëset e floririt nga qafa. Në pranga ka rënë Emilian Ramadan, ndaj të cilit policia ka zbardhur dhe dokumentuar 3 raste konkrete. Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes me dhunë të këtij shtetasi, pasi dyshohet se ka kryer edhe vjedhje të tjera.