Prezantimi i ministrit Besfort Lamallari, Rama: Drejtësia, shtyllë kryesore për integrimin në BE

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar këtë të shtunë ministrin e ri të drejtësisë Besfort Lamallarin.
Në fjalën e tij, kryeministri u shpreh se drejtësia është shtyllë kryesore për integrimin në Bashkimin Evropian.Lexo edhe :Related Posts
 Rama: Uroj që, në mbështetjen e ekipit të kësaj ministrie, Besforti do t’ia dalë të cojë përpara një punë të nisur prej disa vitesh dhe të vazhduar nga ministri i deritanishëm, Ulsi Manja. Në kushtet kur ne kemi marrë përsipër një transformim epokal, roli i Ministrisë së Drejtësisë ka ndryshuar dhe sfidat e ministrisë së Drejtësisë janë ridimensionuar, por kjo nuk nënkupton që rëndësia e Ministrisë së Drejtësisë është zvogëluar. Në të vërtetë, edhe roli, edhe pesha e ministrisë së Drejtësisë janë po aq të rëndësishme sa kanë qenë. Territori i mbulimit të çështjes së drejtësisë në shtetin shqiptar është territori që zë vendin më të madh në procesin e antarësimit. 

/vizionplus.tv