Dasma e Taylor Swift dhe Travis Kelce mund të ndodhë më shpejt se sa pritej

Dasma e Taylor Swift dhe Travis Kelce mund të ndodhë më shpejt se sa pritej

Taylor Swift dhe Travis Kelce po bëhen gati për hapin e madh në marrëdhënien e tyre. Sipas revistës Us Weekly, çifti i famshëm ka nisur tashmë planifikimet për dasmën, e cila mund të zhvillohet shumë shpejt, madje në fillim të vitit të ardhshëm. Burimet pranë tyre theksojnë se procesi është ende në fazat e para, por entuziazmi është i madh dhe të dy po e shijojnë këtë periudhë të veçantë. Edhe pse ende nuk është përcaktuar një vend konkret, mediat amerikane raportojnë se një nga opsionet më të mundshme është Rhode Island, ku këngëtarja zotëron një rezidencë luksoze. Një burim i afërt me çiftin ka treguar se Swift po e merr shumë seriozisht zgjedhjen e lokacionit dhe po kënaqet duke eksploruar mundësi të ndryshme, duke...