Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Shëndetësia/ Rama: Partneritet me një ndër kompanitë me të njohura në fushën e AI
Gjatë prezantimit të ministres së re të Shëndetësisë, Evis Sala, kryeministri Edi Rama vendosi fokusin tek implementimi i Inteligjencës Artificiale edhe në këtë sektor. Shefi i qeverisë tha se do të lidhim partneritet me një ndër kompanitë më të njohura në fushën e AI në shërbim të shëndetësisë. Po ashtu, Rama njoftoi se pritet të hapet edhe një Universitet i ri në Fier. “Janë dy shtylla të rëndësishme ku do mbështetemi, krijimi dhe zgjerimi i alenacave dhe nga ana tjetër futja e AI në sistemin shëndetesor. Kemi hapur një trase dhe kemi firmosur marrëveshje me ekselencën italiane dhe europane, qoftë për administrimin e QSUT dhe univeristetim. Kemi nisur bashkëpunimin për Spitalin Onkologjik me spitalin SHEBA në Izrael, duam të shkojmë me hapjen e një Universiteti në Fier. Duam të shkojmë...