“Hapim universitet të ri në Fier”, Rama rendit synimet e mandatit të katërt për shëndetësinë: Spitali onkologjik, projekt i përbashkët me SHEBA në Izrael

“Hapim universitet të ri në Fier”, Rama rendit synimet e mandatit të katërt për shëndetësinë: Spitali onkologjik, projekt i përbashkët me SHEBA në Izrael

Kryeministri Edi Rama teksa ka prezantuar ministren e re të shëndetësisë, ka prezantuar disa prej projekteve që, sipas tij, do të transformojnë shëndetësinë në mandatin e katërt. Ai tha se qeveria ka hapur një trase bashkëpunimi me partnerë ndërkombëtarë dhe ka firmosur marrëveshje me ekselencën italiane dhe europiane, si për administrimin e QSUT, ashtu edhe për universitetin. “Kemi hapur një trase dhe kemi firmosur marrëveshje me ekselencën italiane dhe europiane, qoftë për administrimin e QSUT dhe universitetin. Kemi nisur bashkëpunimin per spitalin onkologjik me spitalin SHEBA në Izrael, duam të shkojmë me hapjen e një Universiteti në Fier. Duam të shkojmë më tutje edhe me ndërtimin e një spitali ekselence që të ofrojë shërbime, si pikë referimi e turizmit shëndetësor dhe të përballojë kërkesa sidomos...