Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Tritoli në vilën e Xhelal Mziut/ Kamerat fiksuan autorin, me kapuç dhe biçikletë! Humb gjurmët te Universiteti Bujqësor
Kamerat e sigurisë së banesave pranë asaj të Xhelal Mziut kanë fiksuar autorin i cili vjen me një biçikletë. Ai ndalon para banesës së deputetit Mziu dhe vendos në pjesën e murit rrethues sasinë e vogël të tritolit. Më pas menjëherë largohet me biçikletë. Në pamje ai duket se ka vepruar i vetëm. Kamerat e kanë fiksuar deri në afërsi të Institutit Bujqësor dhe më pas i humbasin gjurmët. Autori ishte veshur me rroba të errëta dhe me kapuç. Ndërkohë Xhelal Mziu është marrë sërish në pyetje ku ka thënë se nuk ka konflikte me persona të tjerë.