Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Mjekësi me inteligjencë artificiale”, ministrja Sala premton rimbursimin e barnave onkologjike: Mjekët e rinj do t’i mbajmë në Shqipëri
Ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala, në fjalën e saj të parë në këtë post, ka deklaruar se u rimbursimi i plotë i barnave onkologjike është një nga prioritetet e saj kryesore në këtë detyrë. “Jam shumë e vetëdijshme që është një sfidë e madhe, por ata që më njohin e dinë që unë kam një dëshirë të madhe për të përballuar sfida. Megjithatë, sfidat i kam përballuar gjithmonë me një ekip. Kur skuadra është e suksesshme, edhe shefi i skuadrës është i suksesshëm. Sigurisht, duhen bërë ndryshime. Ajo ku unë dua të fokusoj punën time, është në disa iniciativa kryesore. Të tjera do shtohen.Mendoj që është shumë e rëndësishme zgjidhja sa më parë e rimbursimit të plotë të barnave onkologjike. Është e palejueshme për ne,...