Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Paga minimale do të bëhet 500 euro/ Kategoritë që e përfitojnë dhe kur do hyjë në fuqi vendimi
Nga 1 janari 2026, paga minimale në Shqipëri do të rritet nga 40 mijë në 50 mijë lekë, ose rreth 500 euro, duke përmbushur një nga premtimet kryesore elektorale të qeverisë socialiste në zgjedhjet e 11 majit. Qeveria ka garantuar se për 18 muajt e parë do të mbulojë vetë kostot shtesë të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore që vijnë si pasojë e rritjes së pagës minimale, në mënyrë që as punëdhënësit e as punëmarrësit të mos rëndohen financiarisht. Pas kësaj periudhe, përgjegjësia i kalon plotësisht bizneseve, çka ka ngjallur shqetësim për rritje të kostove të operimit dhe rrezikun e shtimit të informalitetit. “Rritja e pagës minimale është një hap i rëndësishëm social që prek direkt shtresat më të brishta të tregut të punës, por duhet...