Përshëndetje nga Izraeli për këtë dyshe…

Tjetër provë e një afrimi të Ramës me shtetin gjenocidal të Izraelit: në nisje të qeverisjes së re pas marrjes dhe të në mandati tjetër, nga Tel Avivi ka mbërritur urimi për dyshen kryeministër-ministër i jashtëm, pra Rama-Spiropali. Dhe pikërisht nga kreu i diplomacisë sioniste, Gideon Sa’ar.

“Duke i uruar Ministres së re të Shqipërisë për Evropën dhe Punët e Jashtme Elisa Spiropali shumë suksese në rolin e saj të ri. Ne e vlerësojmë shumë miqësinë e gjatë midis kombeve tona dhe e vlerësojmë veçanërisht miqësinë e Kryeministrit Edi Rama.
Pres me padurim forcimin e mëtejshëm të partneritetit tonë!”, shkroi ministri izraelit në X.
Kujtojmë se kjo miqësi bizare mes Izraelit dhe qeverisë shqiptare vjen pikërisht pas 7 tetorit, kohë kur shteti brutal e gjaksos hebre nis një gjenocid mbi popullsinë e Gazës, duke vrarë e masakruar gra e fëmijë. Rama, nga Turqia ku kishte një mbështetje të jashtëzakonshme nga Erdogan, nis zhvendoset kah Izraeli duke lidhur disa partneritete, kulmuar në fushën ushtarake me risk të madh në sigurinë kombëtare, sepse është fjala për një shtet të pabesë, pa moral, brabitqar e vetëm keqbërës. Mbi të gjitha zullumqar. /tesheshi.com/