Analiza e REL-it: A do ta shpallë Kongresi amerikan Rusinë shtet që sponsorizon terrorizmin?

Analiza e REL-it: A do ta shpallë Kongresi amerikan Rusinë shtet që sponsorizon terrorizmin?

Senati i Shteteve të Bashkuara ka përshpejtuar shqyrtimin e një projektligji dypartiak që parasheh shpalljen e Rusisë “shtet që sponsorizon terrorizmin” nëse ajo nuk i kthen mijëra fëmijë ukrainas që, siç thuhet, i ka “rrëmbyer, dëbuar ose larguar me forcë” gjatë luftës kundër Ukrainës. Kjo është hera e dytë që ligjvënësit amerikanë propozojnë një projektligj të tillë që nga nisja e pushtimit rus të Ukrainës në shkurt të vitit 2022. Aktualisht, vetëm katër shtete – Irani, Koreja e Veriut, Siria dhe Kuba– janë përfshirë në listën e sponsorëve shtetërorë të terrorizmit nga Uashingtoni. Futja në këtë listë i sjell një shteti pasoja financiare, por vendimi ka edhe peshë simbolike. Shqyrtimi i këtij projektligji po bëhet në kohën kur ka zhgënjim në rritje në mesin e...