Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Tritoli i mafies politike nuk na ndal”, Xhelal Mziu reagon sërish për shpërthimin në shtëpi
Deputeti i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu, ka reaguar sërish për shpërthimin me tritol të ndodhur në shtëpinë e tij, në orët e para të së premtes, 19 shtator. Në një postim në rrjetet sociale, Mziu thotë se ky nuk është thjesht sulm ndaj tij, por një mesazh politik i errët, sipas tij, për t’i mbyllur gojën. “Tritoli i mafies politike nuk na ndal! Sot u vendos tritol në shtëpinë time. Ky nuk është thjesht sulm ndaj meje, por një mesazh politik i errët, një akt frike i mafies së pushtetit ndaj fjalës së lirë. Ata mendojnë se me tritol do të na mbyllin gojën, por gabojnë rëndë! Ne nuk trembemi, nuk tërhiqemi, përkundrazi, ky krim na forcon edhe më shumë në betejën për të vërtetën...