Këto ngjyra përmirësojnë mirëqenien në shtëpinë tuaj

Këto ngjyra përmirësojnë mirëqenien në shtëpinë tuaj

Ngjyra me të cilën do të vishni muret e ambienteve tuaja të brendshme është shumë e rëndësishme për një jetë të mirë në shtëpi. Këtë e thotë psikologjia e ngjyrave, një fushë shkencore që analizon mënyrën se si ndikojnë ngjyrat tek emocionet e njeriut. Sipas mbështetësve të kësaj lënde, ngjyrat e përzgjedhura kanë aftësinë ta qetësojnë njeriun por edhe ta stresojnë atë. Portokallia Në Kuzhinë Ambientet e kuzhinës përshtaten shumë me emocionet që nxit ngjyra portokalli. Kjo ngjyrë është e ngrohtë, energjike dhe stimulon oreksin. Ajo nxit krijueshmërinë dhe bashkëbisedimin mes njerëzve. Ngjyra portokalli është ngjyra më sociale që ekziston. Kjo ngjyrë rekomandohet për palestër, dhomën e ndenjes, kuzhinën ose edhe për një faqe të caktuar muri në dhomën e fëmijës. E Gjelbra Për Ëndrra...