Transfertat e parave drejt Europës bëhen 10 herë më të lira, ja çfarë ndryshon pas 7 tetorit për çdo familje shqiptare

Transfertat e parave drejt Europës bëhen 10 herë më të lira, ja çfarë ndryshon pas 7 tetorit për çdo familje shqiptare

Transfertat e parave në 41 shtete të Europës do të bëhen më të lira pas datës 7 tetor. Për të dërguar 100 euro, bankat do të mbajnë vetëm 1 euro komision, nga 10 që mbajnë aktualisht. Aktualisht, nëse dërgon 100 euro nga Shqipëria në Itali përmes një banke apo zyre transfertash, shuma që arrin te marrësi është 88–90 euro. Pjesa e munguar merret nga banka si komision, që arrin deri në 10%. E njëjta logjikë aplikohet edhe për shuma më të mëdha, si për shembull 500 euro drejt Gjermanisë, ku komisioni mund të shkojë deri në 15 euro. Por nga 7 tetori, këto tarifa do të bien ndjeshëm. Për të njëjtat dërgesa, komisionet e bankave do të variojnë nga 1 deri në 3 euro. Me...