Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
Zija Çela: Dyfytyrësia është fytyra e vërtetë e kryemaskarenjve
Zija Çela Dyfytyrësia është kryemaska e të gjitha maskave, ose fytyra e vërtetë e kryemaskarenjve.Pa dëgjomë, hyjnori Zot, sa e padurueshme është dhimbja e kresë, kur sheh si te zezën e bëjnë të bardhë dhe të bardhën të zezë!O ju, ju arrogantë hipokritë, ju që me lëpirje ia puthni (b…) dorën pushtetit, por qe mizorisht i kafshoni duart me kallo, çfarë e dini jetën, parajsën portative te pakicës dhe ferrin e përhershëm të shumicës?!..Në hierarkitë e larta maska fiton kohë prej fishekezjarreve të lajkave, por shpesh perfundon me artilerinë e bajgave.Poshtë, ku jeton mileti, shumëkush e blen me ca lekë, por s’e shet dot as me kacidhe, sepse duke qenë standarde për mijëra fytyra, maskën e refuzon shpejt pasqyra.Dy fytyra një njeri… Një në rrugë...