Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Rama bën teatër”, Gjoni: Përgjigja e parë që duhet të japë Diella, kush e mirëmban dhe kush fshihet pas tenderit
I ftuar në edicionin e mesditës ka qenë anëtari i Departamentit Brain Gain në Partinë Demokratike Juxhin Gjoni. Në bisedën në studio me moderatorin Edvin Parruca kanë komentuar zhvillimet e fundit politike por në mënyrë të veçantë shfaqjes publicitare të ministrit me Inteligjencë Artificiale, “Diella”, prezantuar nga kreu i rilindjes.Juxhin Gjoni: Unë jam në një parti të djathtë në Belgjike dhe kemi para disa komente në Evropë nga momenti që kryeministri tha që do ketë për herë të parë në botë një ministre me Inteligjencë artificiale. Më shumë besoj kanë qëndruar tek komentet që është institucioni i parë botëror dhe jo diçka tjetër. Dhe thonë se si Shqipëria një vend kaq i vogël do jetë shumë avangardë. Mbaj mend një intervistë të zotit Klosi që...