Tim Burton dhe Monica Bellucci i japin fund lidhjes së tyre

Tim Burton dhe Monica Bellucci i japin fund lidhjes së tyre

Çifti i njohur, regjisori i famshëm amerikan Tim Burton dhe aktorja ikonë italiane Monica Bellucci, kanë vendosur t’i japin fund marrëdhënies së tyre. Lajmi u konfirmua përmes një deklarate të përbashkët të dërguar për AFP, ku theksohet se ndarja është bërë me respekt dhe mirëkuptim të plotë. “Me shumë respekt dhe dashuri të ndërsjellë, Monica Bellucci dhe Tim Burton kanë vendosur të ndahen,” thuhet në komunikatën e dy personaliteteve të kinematografisë botërore. Historia e tyre nisi në tetor të vitit 2022, gjatë Festivalit Lumiere në Lyon, ku Monica Bellucci i dorëzoi Tim Burton çmimin prestigjioz Lumiere për Arritje Gjithëpërfshirëse. Ky takim u shndërrua në pikën e parë të një lidhjeje që më pas u kthye në partneritet sentimental dhe artistik. Burton dhe Bellucci u panë...