Owen Cooper, 15-vjeçari që po ndryshon lojën në Hollywood! Roli i radhës që po synon

Owen Cooper, 15-vjeçari që po ndryshon lojën në Hollywood! Roli i radhës që po synon

Vetëm pak ditë pasi bëri histori në Çmimet Emmy, duke fituar statujën e tij të parë të artë në moshën 15-vjeçare, Owen Cooper është kthyer në një nga emrat më të përfolur në Hollywood. Aktori i ri, protagonist i miniserialit të suksesshëm të Netflix “Adolescence”, po shihet si një prej kandidatëve kryesorë për të interpretuar rolin e Robinit në vazhdimin e shumëpritur të filmit “The Batman” me Robert Pattinson. Regjisori i filmit, Matt Reeves, nuk ka fshehur entuziazmin për talentin e Cooper. Pas premierës së “Adolescence”, ai u shpreh: “Shfaqja e tij më ndikoi vërtet”, duke lënë të kuptohet se Cooper mund të jetë zgjedhja e duhur për rolin e partnerit të Kalorësit të Errët. Ndërkohë, fansat e DC kanë shpërthyer në rrjete sociale me...