Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Kineze apo origjinale? Policia tregon se sa kushtuan orët e Mozzik
Mozzik është bërë protagonist i një diskutimi të madh publik gjatë orëve të fundit, pasi është raportuar se ai është ndaluar në doganë për shkak të dy orëve luksoze që mbante me vete: një Richard Mille dhe një Rolex. Fillimisht, mediat raportuan se vetëm ora Richard Mille kishte një vlerë marramendëse prej dy milionë dollarësh, duke ngritur shumë pikëpyetje për origjinën dhe mënyrën e deklarimit të këtyre aksesorëve të shtrenjtë. Siç ndodh shpesh në raste të ngjashme, lajmi nuk u kufizua vetëm në komunikimet zyrtare. Në rrjete sociale shpërtheu një debat i gjerë, ku qytetarë dhe ndjekës të artistit diskutonin rreth pasurisë së reperit, transparencës së tij financiare, por edhe imazhit të tij publik. Megjithatë, situatën e sqaroi Dogana e Kosovës, e cila përmes një...