Burimi:
ntv.al

Foto © ntv.al
Tritoli në banesën e Xhelal Mziut/ Berisha sulmon drejtpërdrejtë Ramën: Akt nga bandat qeveritare
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, dhe deputeti Xhelal Mziu komentuan ngjarjen e rëndë të ndodhur sot, ku një sasi tritoli u vendos në banesën e deputetit demokrat. Berisha e cilësoi aktin si një veprim të realizuar nga “bandat qeveritare”, duke e akuzuar policinë si të politizuar dhe të paaftë për të zbardhur ngjarjen. Nga ana e tij, deputeti Mziu e konsideroi ngjarjen si një hakmarrje, duke theksuar se kishte një prapavijë politike pas saj. Sali Berisha: Akti është bërë nga bandat qeveritare. Së pari me një ndjesë për këtë shtytje të detyruar të konferencës për shkak, e kuptoni vetë, të një trafiku të pashembult që ekziston në rrugët e Tiranës. Dhe zoti Mziu, që është nisur me kohë për të ardhur në këtë konferencë, iu...