Propozimi i Sami Frashërit: Kryeqyteti i Shqipërisë të bëhet Belshi i Elbasanit

Propozimi i Sami Frashërit: Kryeqyteti i Shqipërisë të bëhet Belshi i Elbasanit

Nga Arkivat Shqiptare është publikuar një fakt, mbase aspak i njohur prej publikut. Belshi në Elbasan, është propozuar të ishte kryeqytet i Shqipërisë dhe kjo zgjedhje mbante emrin e Sami Frashërit. I konsideruar asokohe, si ‘kërthiza e Shqipërisë’, Belshi u propozua në shekullin XIX që të bëhej kryeqytet i vendit. Propozimi ishte nga Sami Frashëri. Sipas tij, Belshi kishte një pozicion të mirë gjeostrategjik, klimë të mirë dhe njihej si një zonë me kulturë dhe tradita. Ideja nuk u pranua, por aktualisht, Belshi është kthyer në vend turistik. Përmbledhje e historikut të Belshit  Belshi është një qytet i vogël buzë liqenit me të njëjtin emër. Ndodhet në Jug-Perëndim të Elbasanit 30 km larg, një ndër qytetet e rajonit të Elbasanit. Belshi ka një popullsi si...