Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
Zbulim historik? Një planet i ngjashëm me Tokën mund të jetë i banueshëm
Astronomët janë një hap më afër konfirmimit të pranisë së një atmosfere të ngjashme me Tokën në një ekzoplanet (planet jashtë sistemit tonë diellor), falë vëzhgimeve të fundit nga Teleskopi Hapësinor James Webb. Ky zhvillim lidhet me sistemin planetar TRAPPIST-1, i zbuluar në vitin 2016 nga një grup astronomësh belgë, i cili ndodhet rreth 40 vite dritë larg Tokës dhe përbëhet nga shtatë planetë shkëmborë. Në qendër të vëmendjes është TRAPPIST-1e, planeti i katërt i këtij sistemi, i cili ndodhet në zonën e banueshme, aty ku, nëse ekziston një atmosferë, mund të ketë ujë të lëngshëm. Katër vëzhgime të kryera në vitin 2023 nuk e përjashtuan mundësinë e një atmosfere. Ndryshe nga planeti më i afërt me yllin e sistemit të tij, TRAPPIST-1b, i cili...