200 raste në 24 orë/ Shkollat përhapën më shpejt virozat e stinës, mjeku flet për përballjen me fluksin

200 raste në 24 orë/ Shkollat përhapën më shpejt virozat e stinës, mjeku flet për përballjen me fluksin

Urgjenca e spitalit rajonal të Elbasanit këto ditë po përballet me fluks të vizitave, ku mbizotërojnë kryesisht shqetësimet nga virozat që janë në qarkullim. Shefi i urgjencës shpjegon arsyet e këtij fluksi, si dhe numrat që po përballon ky shërbim brenda 24 orëve. Sipas kryemjekut të urgjencës, në këtë periudhë nuk mungojnë as rastet me infeksione nga Covid-19. Shmangia e grumbullimeve, marrja e masave nga vetë personat me virozë që të mos kenë kontakte me persona të tjerë dhe vaksinimi, kryesisht i personave me risk dhe sëmundje bashkëshoqëruese, janë këshillat kryesore të mjekëve për këtë situatë.