“Ndërtues pa leje dhe falsifikator”/ Rama sulmon sërish ish-kreun e AMP Vlorë: Drejtues injorant

“Ndërtues pa leje dhe falsifikator”/ Rama sulmon sërish ish-kreun e AMP Vlorë: Drejtues injorant

Në prezantimin e ministres së re të Brendshme Albana Koçiu, Kryeministri Edi Rama foli edhe për Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore dhe rolin e saj, si dhe për të pasur drejtues të aftë në terren. Kryeministri Rama gjeti rastin të sulmonte sërish ish-drejtuesin e AMP Vlorë, Glodian Ahmetaj, për të cilin tha se ndërton banesë pa leje dhe është falsifikator. Sipas tij, ky drejtues duhet mbikëqyrur nga drejtësia dhe nuk e ka vendin në radhët e AMP-së. “AMP është një strukturë e re, tërësisht e pavarur nga Policia e Shtetit, por me një sërë atributesh të reja e shërbimit të brendshëm deri para ca vitesh dhe që kërkon të shoqërohet në këtë proces dhe të udhëhiqet që të adresojë si duhet objektin e punës së vetë,...