Burimi:
Sarandaweb.net

Foto © Sarandaweb.net
Nuk frenoi në kohë, 69-vjeçari me motor përfundon në spital i plagosur në hundë
Nuk frenoi në kohë, 69-vjeçari me motor përfundon në spital i plagosur në hundë Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e sotme në aksin Sarandë – Krane, pranë një servisi automjetesh. Sipas burimeve zyrtare, shtetasi L. Gj., 69 vjeç, duke drejtuar një motor të markës Honda me targë TP018A, ka goditur nga pas një automjet tip Ford Focus me targë AA640PF, i cili drejtohej nga G. Ll., 74 vjeç. Nga përplasja, drejtuesi i motorit ka pësuar dëmtime dhe është dërguar menjëherë në urgjencën e Sarandës. Mjekët kanë bërë me dije se 69-vjeçari ka marrë një dëmtim në hundë, por gjendja e tij shëndetësore është e stabilizuar pasi ka marrë ndihmën e duhur mjekësore. Ndërkohë, shërbimet e Qarkullimit Rrugor mbërritën në vendngjarje...