“Niko Peleshi ka shkelur Kushtetutën”/ Berisha e Gjekmarkaj: Të kërkojmë mocion për shkarkimin e tij si kryeparlamentar

“Niko Peleshi ka shkelur Kushtetutën”/ Berisha e Gjekmarkaj: Të kërkojmë mocion për shkarkimin e tij si kryeparlamentar

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe nënkryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj ka hedhur idenë e shkarkimit të kryetarit të Parlamentit, Niko Peleshi. Burime për gazetarin Osman Stafa nga brenda mbledhjes së Grupit Parlamentar të PD, bëjnë të ditur se demokratët kanë deklaruar se “Niko Peleshi ka shkelur hapur Kushtetutën”. Gjekmarkaj gjithashtu është shprehur që të kërkojnë përsëritjen e seancës së datës 18 shtator, ku për shkak te tensioneve nuk u debatua për programin qeverisës. Edhe Berisha ka deklaruar “Unë mendoj se duhet ta bëjmë kërkesën për përsëritjen e seancës, dhe po ashtu edhe të kërkojmë mocion për shkarkim për Niko Peleshin”.