Arian Galdini, deklaratë dorëheqjeje si Kryetar i LRE

Arian Galdini, deklaratë dorëheqjeje si Kryetar i LRE

Themelues i Lëvizjes Rinisje (LRE) Të dashur bashkudhëtarë të Lëvizjes Rinisje, të dashur qytetarë shqiptarë, Pesë vite më parë, më 24 tetor 2020, ne ndezëm një dritë që ende ndriçon. Lëvizja Rinisje lindi si besëlidhje vlerash, si betim për të ngritur një të djathtë autentike shqiptare, të rrënjosur në virtyt, në dinjitet dhe në besim tek Zoti. Që prej asaj dite, unë kam shërbyer me gjithë shpirtin tim si Kryetar i LRE, por mbi të gjitha si shërbestar i këtij misioni. Sot, në këtë 19 shtator 2025, me ndërgjegje të plotë dhe me besim të palëkundur tek forca e LRE, shpall publikisht dorëheqjen time si Kryetar i Lëvizjes Rinisje. Ky akt është i menduar thellë. Ai nuk është tërheqje nga misioni, nuk është dorëzim përballë...