Historia e rrallë e pikturës “Nënat labe”, ishte pjesë e ekspozitës kombëtare më 1986

Historia e rrallë e pikturës “Nënat labe”, ishte pjesë e ekspozitës kombëtare më 1986

Nga: Uvil Zajmi I ftuar në një ekspozitë retrospektivë të organizuar nga familja e “Piktorit të Popullit”, Fatmir Haxhiu, në një përvjetor të tij, ku ishin edhe mjaft miq të artistit, një mbrëmje prekëse, plot emocion, kujtime, shoqëruar me piktura, vizatime, gjithçka që Haxhiu la pas, një trashëgimi me vlerë. Midis të ftuarve ishin edhe dy zonja të nderuara, me të cilat rastësisht u ndodha pranë. Pasi u prezantuam, mësova se ato kishin qenë mësuese në gjimnazin “Qemal Stafa”, ku edhe im atë, piktori Nexhmedin Zajmi, ka qenë një ndër pedagogët e parë të tij. Ndërsa, të pranishmit ndiqnin, pikturat njëra pas tjetrës, vëmendja u ndal kur u shfaq tabloja “Nënat labe”, e përmasave 1920×150, në vaj realizuar nga piktori Haxhiu në vitin 1986. Nisur...