Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
VIDEO/ Tritoli në banesën e Xhelal Mziut, ja çfarë la pas shpërthimi i fuqishëm
Janë publikuar pamjet e para nga banesa e deputetit të Partisë Demokratike, Xhelal Mziu, pas shpërthimit që ndodhi pas mesnatës në rrugën “Arjan Sala”, në Kamëz. Video dhe foto të marra nga vendngjarja tregojnë dëmet e shkaktuara në murin rrethues të banesës, si dhe situatën në zonën përreth menjëherë pas shpërthimit. Nga pamjet e bëra publike, shihet qartë se lënda plasëse ka shkaktuar dëmtime në pjesën e rrethimit të banesës, aty ku edhe dyshohet se është vendosur sasia e eksplozivit. Në momentin e shpërthimit, në banesë ndodhej vetëm deputeti Xhelal Mziu dhe bashkëshortja e tij. Fatmirësisht, nuk ka pasur persona të lënduar.