Report TV raporton se autori i dyshuar për vënien e tritolit pranë murit rrethues të banesës së deputetit të PD-së Xhelal Mziu, ka qenë një person i vetëm. Pas vëzhgimit të kamerave të sigurisë në zonë, dallohet autori që ka lëvizur me biçikletë dhe i veshur me rroba të zeza.
Informacioni i policisë
Rreth orës 00:55, dyshohet se në rrugën “Arjan Sala”, në murin rrethues të banesës së shtetasit Xh. M., është vendosur një sasi e dyshuar lënde plasëse.
Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Hapen kamerat e sigurisë pas shpërthimit në banesën e Xhelal Mziut/ Autori i vetëm i veshur me të zeza dhe me biçikletë
