Një ditë pas miratimit të programit qeverisës dhe kabinetit të ri me 82 vota në Kuvend, në një seancë që zgjati vetëm 25 minuta, kryeministri Edi Rama dhe 16 ministrat e rinj bëjnë betimin në Presidencë. Pas betimit, Rama pritet të thërrasë mbledhjen e parë të qeverisë së re.
I pari që ka kryer betimin për marrjen e detyrës ka qenë kryeministri Edi Rama, i cili merr kështu zyrtarisht mandatin e tij të katërt radhazi, pas fitores së Partisë Socialiste në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Pas tij, ministrat e rinj të qeverisë janë betuar me radhë duke vendosur dorën mbi Kushtetutën e Republikës.
