Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Pas votimit në Parlament, sot ministrat e kabinetit Rama betohen në Presidencë
Ministrat e rinj të kabinetit qeveritar të Kryeministrit Edi Rama do të betohen sot në Institucionin e Presidentit të Republikës, në prani të kreut të shtetit, sipas procedurës kushtetuese. Ky akt formal vjen pas miratimit të ndryshimeve në përbërjen e Këshillit të Ministrave, gjatë një seance parlamentare të mbajtur ditën e djeshme, e cila u karakterizua nga tensione dhe përplasje me opozitën. Pas dekretimit nga Presidenti i Republikës, ministrat e rinj pritet të nisin menjëherë ushtrimin e detyrës në postet e reja. Ndryshimet në kabinet u propozuan nga Kryeministri Rama dhe u votuan në Kuvend mes polemikash politike dhe protestash verbale nga opozita parlamentare.