Vitin e ardhshëm pritet që të mbahen zgjedhjet për kryetar të Partisë Demokratike. Ndërkohë që i ftuar në një emision, Berisha është pyetur nëse do të rikandidonte përsëri për t’u zgjedhur në në krye të partisë, të cilën e drejton aktualisht. Kësaj pyetje Berisha iu përgjigj duke thënë se do të rikandidojë dhe se nuk ka tërheqje nga Sali Berisha përpara farsës.
Blendi Fevziu: A do të rikandidoni në zgjedhjet e ardhshme?
Sali Berisha: Nuk ka tërheqje nga Sali Berisha përpara farsës. Jemi në farsë.
Blendi Fevziu: Pra, do të rikandidosh sërish?
Sali Berisha: Absolutisht do të rikandidoj.
Blendi Fevziu: A nuk mendoni se ka ardhur koha që të ketë përfaqësues më të ri që të kandidojë dhe ju mund të mbeteni si supervisor, si kryetar nderi?
Sali Berisha: Nuk funksionojnë partitë me supervizor. Partia nuk funksionon me supervizor, funksionon me lider.
Blendi Fevziu: Pra, ju do të paraqiteni në zgjedhjet e ardhshme për një mandat tjetër?
Sali Berisha: Po, padiskutim. Natyrisht me të gjithë anëtarësinë.
A do të rikandidojë për kryetar të PD-së? Berisha: Nuk ka tërheqje para farsës elektorale
