Helmimi i fëmijëve me karamele në Korçë, 3-vjeçarja në gjendje të rëndë

Helmimi i fëmijëve me karamele në Korçë, 3-vjeçarja në gjendje të rëndë

Detaje të reja nga ngjarja e rëndë e tre të miturave në Korçë. Tre motrat kanë konsumuar pranë koshit të mbeturinave, karamele të cilat dyshohet se kanë përmbajtje të esencës së lëndëve narkotike (cannabisi). Nga ana e policisë, është konfirmuar totalisht që karamelet janë gjetur në koshi i mbeturinave dhe nuk ua ka dhënë asnjë person tjetër. Burime nga bluzat e bardha bëjnë me dije se në gjendje të rëndë shëndetësore është vetëm 3 vjeçarja e cila në këto momente po intubohet në reanimacionin e spitalit të Korçës. Dy vajzat e tjera fatmirësisht e kanë kaluar rrezikun për jetën dhe ndodhen në gjendje stabël nën kujdesin e mjekëve në pediatri. Hetimet vijojnë lidhur me ngjarjen e rëndë, ndërsa po pyeten të gjithë familjarët dhe të...