Balfin hyn në tregun e Kosovës me “Just Fun Kosovo”

Grupi shqiptar Balfin po zgjerohet edhe më tej në tregun e Kosovës. Grupi ka hyrë në partneritet me investitorë nga Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria për krijimin e ndërmarrjes së re “Just Fun Kosovo Sh.P.K.” në Prishtinë.Autoriteti i Konkurrencës i Republikës së Kosovës ka bërë të ditur se më 12 gusht 2025 ka pranuar një kërkesë për njoftim të përqendrimit lidhur me krijimin e ndërmarrjes së përbashkët “JUST FUN KOSOVO SH.P.K.” në Prishtinë.Kjo ndërmarrje e sapokrijuar është themeluar nga kompania Balfin B.V., PIAZ Investment DOO dhe biznesmeni Juljan Mane, në bazë të një marrëveshjeje për shitblerje të aksioneve mes palëve.Struktura aksionare e kompanisë “Just Fun Kosovo Sh.P.K.” është si vijon:• Balfin B.V. zotëron 55% të aksioneve (137,500 €)• PIAZ Investment DOO nga Shkupi zotëron 30% (75,000 €)• Juljan Mane zotëron 10% (25,000 €)• Steven Gordon Grunerud zotëron 5% (12,500 €)Kompania është regjistruar në zonën industriale të Prishtinës – Central Park, me numër unik identifikimi 812304608, ndërsa kapitali i saj fillestar arrin në 250 mijë euro.Balfin B.V., qëndron nën pronësinë e grupit BALFInganjë prej më të mëdhenjve në Shqipëri,të themeluar nga sipërmarrësi shqiptar Samir Mane, një prej figurave më të fuqishme të biznesit në rajon.Mane ka ndërtuar perandorinë e tij që nga vitet 1990, fillimisht me tregti elektronike dhe më pas duke e zgjeruar në fusha të shumta si pasuri të patundshme, bankë, turizëm, retail dhe miniera. Sot, Balfin është ndër grupet më të mëdha investuese private në Europën Juglindore, me projekte të rëndësishme në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Greqi e më gjerë.Ndërkohë, PIAZ Investment DOO është kompani me bazë në Shkup, Maqedoninë e Veriut, ndërsa Juljan Mane është biznesmen i njohur shqiptar që gjithashtu merr pjesë si aksionar.“JUST FUN KOSOVO SH.P.K.” është regjistruar në zonën industriale të Prishtinës, Central Park, me numër unik identifikimi 812304608. Aktiviteti i saj do të jetë tregtia me pakicë dhe shumicë e produkteve të ndryshme.Me këtë hap, Balfin Group po konsolidon edhe më shumë praninë e tij në tregun e Kosovës, duke synuar që “JUST FUN KOSOVO” të bëhet një faktor i rëndësishëm në sektorin e shitjes me pakicë dhe shumicë.Njoftimi zyrtar i Autoritetit të Konkurrencës së KosovësAutoriteti i Konkurrencës i Republikës së Kosovës, me datë: 12.08.2025, me Nr. Protokolli: 390/25-11/H, ka pranuar kërkesën për Njoftim të Përqendrimit, përmes z. Blerim Prestreshi, Përfaqësues Ligjor, lidhur me krijimin e ndërmarrjes së përbashkët me funksion të plotë, “JUST FUN KOSOVO SH.P.K.”(ndërmarrje e sapokrijuar) nga Balfin B.V, PIAZ INVESTMENT DOO dhe Juljan Mane.Njoftimi për Përqendrim është i bazuar në Marrëveshjen për shitblerjen e aksioneve, të lidhur mes palëve.Balfin B.V., është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, e themeluar sipas ligjeve të Holandës, me seli në Amsterdam, Locatellikade 1, 1076AZ, Holandë me numër të regjistrimit të biznesit: 66794064.PIAZ INVESTMENT DOO Skopje, një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, e themeluar sipas ligjeve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, me seli në Rr. KACHANICKI PAT, nr. 56, Shkup-Butel, me numër të Regjistrimit të Biznesit: 7137931.JUST FUN KOSOVO SH.P.K,. me adresë, në Prishtinë, Zona Industriale, Central Park, Rr.”Ali Hadri”, me numër unik të Identifikimit: 812304608, aktiviteti i ndërmarrjes, është tregu me pakicë dhe shumicë i produkteve të ndryshme (ndërmarrja e sapokrijuar).Autoriteti, fton palët e interesuara të shprehin opinionet e tyre për transaksionin e njoftuar. Opinionet mund të dërgohen pranë Autoritetit të Konkurrencës së Republikës së Kosovës./ Fatos Shala  Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.