Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Arrestohet prifti grek, nën akuzë për zjarrvënie të qëllimshme
Policia greke ka arrestuar një prift 58-vjeçar, i cili akuzohet për zjarrvënie të qëllimshme në një zonë pyjore në Bashkinë Markopoulo-Mesogaia. Sipas mediave greke, prifti shërbente në kishën e Agioi Anargyri, dyshohet se i vuri flakën zonës pranë banesës së një biznesmeni që e kishte denoncuar më herët. Në dëshminë e tij, ai është shprehur se kishte ndezur zjarr për të djegur disa letra në cep të shtëpisë. I pyetur për llojin e dokumenteve të djegura, prifti ka deklaruar se bëhej fjalë për dokumente kishtare, të cilat lidhnin emrin e tij me një skandal në malin Sinai. Ai vetë ishte sekretar i ISKE-së 7 vjet më parë. Prifti ka justifikuar praninë e tij në Markopoulo duke thënë se kishte shkuar për t’u larë në det....