A ra opozita pre e provokimit të Edi Ramës? Luan Baçi përgjigjet në QUO VADIS

Deputeti i PD, Luan Baçi i ftuar në studion e Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, komentosi situatën e ndodhur në Kuvend ditën e sotme, ku seanca plenare u ndërpre vetëm pas 25 minutash edhe pse ishte parashikuar të ishte maratonë.
I pyetur nga moderatorja Pranvera Borakaj se a ra opozita pre e Edi Ramës? Baçi u përjigj se opozita ishte përgatitur për debat, por rrëmuja u krijua nga Edi Rama, i cili kërkonte të shmangte debatin.
Pjesë nga biseda:

Borakaj: Si u ndiet personalisht seancën e sotme?
Baçi: Nuk është se jemi ndier mirë më parë, apo të kishim pritshmëri tjetër. Isha i bindur që Rama do të kërkonte mepatjetër të shmangte debatin.
Borakaj: Ratë ju në seancën e Ramës?
Baçi: Çfarëdo që të bënim ne, Rama do të këronte të krijonte situata siç i krijoi. Ishim përgatitur për senacë të gjatë maratonë, është seanca më e rëndësishme në fillimin e një legjislature. Opozita ka detyrimin të jetë në parlamentit dhe me anë të fjalës së të gjithë deputetëve. Opozita ishte e përgatitur për debat dhe për të bërë transparente.
Borakaj: Kjo do të jetë sjellja dhe në katër vjeçarin e ardhshëm?
Baçi: Opozita jo këtë herë por edhe në legjislaturat e kaluara, shumë media shumë portale, të gjithë diskutonin dhe thonin që është faji i i opozitës, pasi pak informacion jepet në këtë drejtim. Ndaj dhe ne jemi në media, për të bërë transparencë edhe me publikun. Nuk ka qenë opozta ajo që ka krijuar situata të tilla, ka qenë vetë mazhoranca që shkel rregulloren, Kushtetutën, i mohon fjalën opozitës, atëherë çfarë mudn të bënte.
Borakaj: Ju sapo thatë që kryetari i opozitës këtë herë kishe kohë sa kryetari i mazhorancës?
Baçi: Vetë Rama e krjioi situatën.
Borakaj: Ju ratë pre e provokimit?
Baçi: Jo nuk ramë pre e provokimit. Çfarë kishte kaq shqetësuese që Rama të ndërpriste seancën. Ai nuk është kryetar parlamenti por është kryeminsitër.