Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Peru, gjenden fosilet e një specie të lashtë, i ngjason një delfini miliona vjeçar
Paleontologët në Peru zbuluan fosilet të një krijese të lashtë, të ngjashme me delfinin, që vlerësohet të jetë midis 8 dhe 12 milionë vjeçare. Mbetjet u zbuluan në korrik në shkretëtirën Ocucaje të Perusë, një zonë në jug të kryeqytetit Lima që dikur ishte pjesë e Oqeanit Paqësor. Rajoni ishte një det përafërsisht për 45 milionë vjet dhe ishte terreni ideal për riprodhimin e kafshëve detare. Studiuesit nga Instituti Shtetëror Gjeologjik, Minierë dhe Metalurgjik i Perusë vunë në dukje se zbulimi i ndihmon ata të kuptojnë gjeografinë e së kaluarës dhe se si ka ndryshuar vija bregdetare gjatë mijëvjeçarëve. Shkretëtirat e Perusë konsiderohen si një terren i pasur me mbetjet e speciave të lashta detare. Më parë këtë vit u gjetën fosilet e një peshkaqeni...