Haga i zgjat paraburgimin Veselit, Selimit dhe Krasniqit

Haga i zgjat paraburgimin Veselit, Selimit dhe Krasniqit

Kosova E Enjte, 18 Shtator 2025 18:42 Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë vendosur për vijimin e masës së paraburgimit ndaj Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, të cilët bashkë me Hashim Thaçin akuzohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit. Sipas tri vendimeve të ndara të bëra publike më 18 shtator 2025, Prokuroria ka pretenduar se ekziston rreziku që tre të akuzuarit t’i ikin drejtësisë, të kryejnë krime të tjera dhe të pengojnë drejtësinë, raporton “Betimi për Drejtësi“. Trupi gjykues i kryesuar nga gjykatësi Charles Smith III, në vendim thekson se s’ka informacion të mjaftueshëm që justifikon një konstatim se të akuzuarit mund t’i ikin drejtësisë nëse lirohen. Megjithatë, sipas Gjykatës, ekziston rreziku që të akuzuarit të pengojnë përparimin e procedurave...